Libi, forcat e Gaddafit zjarr kundër civilëve

Pas lajmeve për tërheqjen e ushtrisë libiane, luftimet për qytetin e rrethuar Misrata kanë kaluar në një fazë të re.
Sipas mediave ndërkombëtare trupat e Muamar al Gadafit hapën zjarr me predha artilerie dhe raketa kundër qendrës së qytetit. Sipas të dhënave të mjekëve të cituar nga BBC nga këto të shtëna u vranë të paktën tre persona.
Zëvendësministri i Jashtëm Chaled Kaim tha se ushtria nuk është tërhequr, por vetëm ka ndërprerë operacionet e saj.
Ndërkohë Avionët e NATO-s vazhduan sulmet pranë Misratas dhe sipas një zëdhënësi të ushtrisë libiane u vranë pesë persona.