E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, ekzekutohen dy shtetas të huaj

Persona të armatosura kanë qelluar dhe vrarë tre persona, dy prej të cilëve shtetas të huaj në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.

Sulmi ndodhi përpara zyrave të kompanisë postare DHL në zonën e Sher Pur-it, ku jetojnë shumë të huaj.

Kombësia e dy të huajve nuk dihet ende. Fillimisht u raportua se dy viktimat ishin gjermanë. Sulmi vjen nje dite pasi një punonjese e ndihmave humanitare me dyshtetesi, afgane dhe britanike u vra në Kabul.

Militantet  talebanë shpjeguan  se ata vrane 34 vjecare Gajle Uilliams sepse ajo po punonte për një grup humanitar të krishtere.

Qendra e kryeqytetiti afgan eshte konsideruar nje zone e sigurt, por sulmet e fundit shtojne pikepyetjet, vecanerisht në radhët e të huajve qe jetojnë në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›