Afganistan hetim djegies se Kuranit
Komandanti amerikan i trupave të NATO-s në Afganistan ka kërkuar falje, pas lajmeve se trupat e huaja kanë djegur disa kopje të librit të shenjtë të KIuranit.
Në një deklaratë, gjenerali John Allen urdhëroi hetim të plotë të ngjarjes. “Kur mësuam për këto veprime, ne menjëherë ndërhymë dhe i ndaluam ata”, tha ai.
Gjenerali Allen tha se gjatë procesit hetimor do të analizohen nëse trupat në bazën ajrore të Bagramit dogejën disa objekte fetare islamike, përfshire edhe librin e Kuranit.
“Materialet e mbledhura do të dorezohen tek autoritetet fetare. Ne po hetojmë incidentin dhe po ndërmarrim hapat e duhur që kjo të mos ndodhë kurrë më. Kjo ngjarje, gjithësesi, nuk ishte e qëllimshme”, deklaroi Allen.
Lajmet se një kopje e Kuranit u dogj nga trupat e huaja shkaktuan protesta të gjera jashtë bazës ajrore amerikane në Bagram, në rrethinat e Kabulit.
Policia lokale tha për BBC se rreth 3 mijë persona po merrnin pjesë në demonstratë dhe se një grup të moshuarish hynë në bazë për të biseduar me krerët e NATO-s.
Agjencia Islamike e shtypit me bazë në Pakistan ka raportuar se protestuesit kanë shkaktuar një zjarr të madh përpara pistës ajrore.