NATO kerkon falje per djegien e Kuranit
Komandanti i NATO-s në Afganistan ka kërkuar ndjesë mbi djegien e librit të shenjtë, Kuranit, në bazat e Shteteve të Bashkuara. Gjenerali amerikan, John Allen tha se Aleanca kishte nisur hetimet. Sipas tij, keqpërdorimi i materialeve islamike në bazën ajrore në Bagram, në veri të kryeqytetit Kabul, “nuk ishte i qëllimshëm” dhe ishte ndalur menjëherë pasi zyrtarët e kishin zbuluar këtë gjë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta e quajti incidentin të papërshtatshëm dhe thellësisht fatkeq. "Këto veprime nuk përfaqësojnë pikëpamjet e ushtrisë amerikane," tha Panetta në një deklaratë duke i kërkuar falje popullit afgan.