E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 vjet nga udhetim i pare ne orbiten e tokes

Agjencia amerikane e hapesirës, NASA festoi 50 vjetorin e udhëtimit të parë të një amerikani në orbitën e tokës.
John Glenn udhëtoi 3 herë rreth tokës brenda 5 orësh me 20 shkurt të vitit 1962, mision ky që kishte për qëllim të përcaktonte reagimin e njeriut në mjedisin e hapësirës.
Duke folur në një ngjarrje përkujtimore të NASA javën e kaluar, 90 vjeçari John Glenn tha se përvoja e tij në bordin e anijes hapsinore është diçka e vështirë për t’u përshkruar.
“Duke qenë ulur këtu  po mendoja se si teknologjia ka avancuar me shpejtësi. Sepse këtu po shohim televizione “high definicion” dhe ju djema po ia dilni mjaft mirë", tha Glenn.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›