E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi berthamor

Në një kohë që flitet gjithnjë e më shumë për një sulm të mundshëm të Izraelit ndaj Iranit ky i fundit me anë të një komandanti ushtarak ka thënë se do të marrë masa e do të sulmojë kundërshtarët nëse do të ketë shenja të rrezikimit të interesave të tij kombëtare.

Mohammad Hejazi, zëvendësshef i forcave të armatosura në vend, i bëri këto deklarata për agjencinë iraniane të lajmeve “Fars”. Irani po përballet  me presionin  në rritje të ndërkombëtareve  mbi programin e tij bërthamor .

"Strategjia jonë tani është se nëse ndiejmë që kundërshtarët tanë duan të vënë në rrezik interesat tona dhe duan të vendosin që ta bëjnë këtë, ne do të veprojmë pa pritur që ata të veprojnë",-tha ai.

BBC citon se autoritetet iraniane në mënyrë të përsëritur theksojnë se ata janë të aftë të mposhtin çdo armik që kërcënon vendin . Teherani këmbëngul se  programi i tij bërthamor është për arsye paqësore, por fuqitë perëndimore i frikësohen krijimit të një arme bërthamore. As Izraeli dhe as SHBA  nuk kanë përjashtuar veprimet ushtarake në qoftë se sanksionet dhe diplomacia nuk do të frenojë aktivitetin bërthamor të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›