Afganistan, mbi 12 të vdekur nga një atentat në Herat
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave mes viktimave radhiten dy policë, një grua dhe një fëmijë. Militantët talebanë, të cilët kanë kërcënuar se do të shkatërrojnë zgjedhjet presidenciale të këtij muaji në Afganistan, kanë marrë përgjegjësinë e sulmit. Sipas zëdhënësit të talebanëve, Qari Mohammad Yousuf, objektivi i këtij shpërthimi ishte kreu i policisë së këtij distrikti.
Aktet e dhunës në Afganistan janë shtuar gjatë muajve të fundit, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë shtuar praninë me trupa, për të garantuar sigurinë në zonat e trazuara të vendit përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.
Tre amerikanë ishin në mesin e pesë ushtarëve të huaj, që humbën jetën dje në Afganistan.