E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan mbyllen qendrat e votimit

Qytetaret ne Afganistan kane votuar per zgjedhjet parlamentare pavaresisht kercenimeve te talebaneve te cilet bene thirrje per bojkotin e procesit.

Gjashte agjente sigurie mbeten te vrare nga nje sulm taleban ne veri te vendit dhe pese civile ne sulme te tjera.

Kryetari i komisionit te zgjedhjeve beri te ditur se deri ne mesdite kishin votuar 32 per qind e qytetareve me te drejte vote.

Procesi zgjedhor gjate te cilit jane vene re edhe disa parregullesi shihet si nje test per kredibilitetin e presidentit Hamid Karzai.

Mbi 2500 kandidate garojne per 249 vende ne dhomen e ulet te Parlamentit. Ushtaret afgane dhe policia ishin ne gjendje gatishmerie te ndihmuar edhe nga 150 mije efektiva te huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›