Afganistan, militantët sulmojnë ambasadat e huaja
KABUL- Militantët kanë kryer sot paradite një sërë sulmesh të koordinuara në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sipas raportimeve të BBC, rreth shtatë shpërthime dhe një sërë të shtënash janë dëgjuar sot në qendër të Kabulit, zonë në të cilën ndodhën një sërë ambasadash të vendeve të huaja.
Nën shënjestër duket se kanë qenë ambasada e Britanisë së Madhe e Gjermanisë, megjithëse nuk raportohet për viktima.
Ndërkohë janë dëgjuar edhe shumë shpërthime pranë ndërtesës së parlamentit në pjesën perëndimore të kryeqytetit dhe zyrat e NATO-s ku mësohet se forcat e rendit kanë shtënë drejt disa miltantëve, të cilët kishin rrethuar zonën.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)