E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vijnë mijëra emigrantë

Festa e Pashkëve ka rikthyer në vend qindra emigrantë. Hyrje emigrantësh ka edhe gjatë ditës së sotme, kryesisht nga ata që punojnë ne territoret greke pranë rrethit të Sarandës.

"Për përpunimin e dokumentacionit në pikat doganore punohet me 2 sportele, ndërkohë që një sportel tjetër i dytë është në gatishmëri në rast nevoje", tha shefi i komisariatit  të Kufirit në Sarandë, Kastriot Skëndera duke shtuar se po merren masa të shumta për rikthimin e emigranteve në vendet e tyre të punës.

Ndërkohë, burime zyrtare  nga komisariati i kufirit në Sarandë, thanë se ditët e fundit ka patur një fluks në rritje të ardhurve edhe me tragetet e linjës Korfuz-Sarandë. /Start/

                                                                                             2012-04-15 12:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›