Defekt në tragetin e linjës Bari-Durrës, pasagjerët 6 orë të bllokuar në port
DURRËS- Pasagjerët e një prej trageteve të linjës Bari-Durrës kanë mbetur të bllokuar për gjashtë orë brenda tragetit.
Mësohet se shkak për këtë është bërë një defekt në tragetin me emrin ‘Queen’, ndërsa për 6 orë, 150 pasagjerët nuk kanë mundur të zbresin në portin e Durrësit, për arsye se një defekt në dyert e tragetit pengonte zbritjen.
Trageti ka mbërritur në port që në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm dhe vetëm pas gjashtë orësh kapiteneria e portit ka njoftuar se do gjejë një mënyrë tjetër për zbritjen e pasagjerëve, pasi dera kryesore e tij nuk hapet.
Rreth orës 13 e 30 Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve kërkoi zbarkimin e pasagjerëve dhe 50 trajlerave nga dera e bashit.
Pasagjerët shprehen të irrituar për këte pritje të gjatë, që sipas tyre ishte e panevojshme. “Nuk u hap dera, dhe ngelëm brenda se nuk mund të bënin një rrotullim si tani për 15 minuta”, shprehet një pasagjer.
“Ishim me fëmijë të vegjël, u bllokuam për 6 orë, tani do udhëtojmë për në Kosovë”, shprehet një tjetër”.
(ma.ar/BalkanWeb)