Afganistan, militantët vrasin gjashtë policë

Gjashtë policë afganë raportohet se janë vrarë sot kur militantë të armatosur kanë sulmuar një pikë kontrolli në krahinën e Gaznit, që gjendet në pjesën qëndrore të këtij vendi.
Udhëheqësi i Agjencisë së Inteligjencës afgane në këtë krahinë, Sajed Amir Shah, i ka thënë AFP-së, se sulmi filloi në agim dhe se luftimet po vazhdojnë ende.
Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Kabul, i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se ai është në dijeni të incidentit në Gazni dhe se departamenti është duke punuar që të zbulojë numrin e saktë të viktimave.