Përmendorja e Aleksandrit, mediat greke kritika ndaj Shkupit

Mediat greke kanë komentuar dhe kanë shprehur kritika ndaj Shkupit lidhur me vendosjen e përmendores të Aleksandrit të Madh, të ashtuquajtur si "Luftëtari në kalë".
Gazeta "Elefterotipija" shkruan se maqedonasit e ngritën dinastinë e bronzit në Maqedoni.
Ndërsa gazeta "Ekatimerini", shkruan ceremoninë e ngritjes së shtatores, por edhe rikujton paralajmërimin e eurokomisionerit për zgjerim, Stefan Fule, se Maqedonia nuk duhet të ndërmarrë aktivitete që paraqesin provokim dhe që bllokojnë procesin eurointegrues të vendit.
Një pjesë e mediave lokale të Selanikut vendosjen e statujes së Aleksandrit të Madh e kanë quajtur akt provokues nga maqedonasit ndaj grekëve dhe se sipas tyre kjo situatë mund të bllokojë procesin e negociatave, dhe procesin e integrimit të vendit në strukturat evroatlantike.