E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania dhe Polonia do të intensifikojnë marrëdhëniet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri polak Donald Tusk ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin midis dy vendeve të tyre, në një kohë kur Polonia përgatitet të marrë për herë të parë presidencën e radhës të BE, në 1 korrik.

Merkeli u përpoq të zbusë rezervat e Polonisë për një marrëveshje midis Berlinit dhe Moskës, për ndërtimin e një gazsjellësi, i cili do të lidhte drejtpërdrejt Gjermaninë dhe Rusinë nën detin Balltik. Polonia ka shprehur rezerva, se gazsjellësi mund të ndikojë në mënyrë negative biznesin e anijeve në qytetin e Polonisë, Szczecin dhe Swinoujscie. "Ne kemi thënë gjithmonë se nuk duam të avancojmë një projekt në kurriz të një vendi tjetër, veçanërisht jo të fqinjit tonë, Polonisë," tha Merkeli.

Varshava dhe Berlini shprehën synimin e përbashkët për të zgjeruar gazsjellësit reciprokë dhe që të mbështesin dërgimin e naftës ruse përmes Polonisë në Gjermani. Dy fqinjët e Evropës qendrore afirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për zgjerimin e BE dhe për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Zyrtarët gjermanë dhe polakë diskutuan gjithashtu mundësinë e hapjes së një ambasade të përbashkët jashtë vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›