“Vetëvendosje” organizon sot protestën popullore

Lëvizja “Vetëvendosje” do të mbajë sot protestën popullore të paralajmëruar ditë më parë.
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 nga Bibloteka Kombëtare ku mijëra persona pritet të marshojnë drejt ndërtesës qeveritare, ku organizatorët do të mbajnë fjalime.
“Kundër Hajnisë” është motoja e kësaj proteste, dhe Vetëvendosja thotë se në Kosovë aktualisht po ndodhin vjedhje të mëdha.
“Manipulimi me tenderët që u jepen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të qeverisë; shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që u mbush xhepat ministrave; dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që vjedhin territorin e Kosovës”, ka thënë lideri i lëvizjes Albin Kurti.