E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, nga sulmet në Afganistan, 26 të vrarë

Së paku 24 civilë janë vrarë sot nga shpërthimi i dy bombave në një rrugë në Herat të Afganistanit.

Nga këto shpërthime u plagosën së paku 11 vetë. Zyrtarët afganë thonë se edhe gra dhe fëmijë kishte në mesin e viktimave.

Në një sulm tjetër, një sulmues vetëvrasës me kamion – bombë, afër hyrjes në një kompleks që shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara, në pjesën juglindore të Afganistanit, janë vrarë dy rojtarë të sigurisë afgane, ka njoftuar zëdhënësi i forcave të koalicionit, Nikolas Koner.

Në mesin e trupave amerikane nuk ka pasur viktima. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që u bë në qytetin Gardez të provincës Paktia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›