E Shtunë, 31 Tetor 2026

15 shtetet e Caricom, gati për njohjen e Kosovës

Shtetet anëtare të Organizatës së shteteve të Caricomit në Amerikën Qendrore janë në fazën finale të marrjes së vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, këshilltari i zv/kryeministrit Pacolli, Kushtrim Bajrami.
Organizata përbëhet nga 15 shtete, një prej të cilave, Belizi. Sipas mediave kosovare, bëhet e ditur në orët në vijim mund të ndodhë konfirmimi i njohjeve nga ana e nëntë shteteve. Vlerësimet dilplomatike të njohjes pritet të dërgohen në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

Kjo organizatë përbëhet nga këto shtete: Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominicia, Grenada, Guyana, Haiti, Xhamajka, Montserrat, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent, Suriname dhe Trinidad – Tobago.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›