E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arifi: Është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit

“Elitat politike në Maqedoni pa marrë parasysh nëse i takojnë opozitës ose partive qeveritare duhet të jenë të vetëdijshëm se çfare do të thotë zgjidhja e kontestit për emrin. Tani është koha kur elitat politike duhet të përballen me këtë çështje”. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për eurointegrime Teuta Arifi.
 

"Gjithmonë nuk është e mjaftueshme vetëm të tregoni se keni përfunduar gjithçka mirë, por është e domosdoshme ta bëni këtë që keni detyrë dhe që duhet ta bëni. Nuk them se ne nuk i bëjmë punët mirë, por në të njëjtën kohë, ka punë të cilat mund të jenë të pakëndshme me të cilat duhet të përballemi", tha më tej Arifi.
 

Problemi është i qartë, shtoi ajo, por pritjet janë që pala tjetër, (Greqia) të tregojë vullnet të njëjtë për zgjidhjen e tij, sikurse atë që tregon Maqedonia. Deri në datën 5 shtator, informoi zëvendëskryeministrja, duhet të përfundojnë detyrimet që janë theksuar nga ana e drejtorit të Drejtorisë për zgjerim të BE-së, Stefano Samino. Rekomandimet kanë të bëjnë kryesisht me Ministrinë e Punëve të Bredshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratën.
Pjesa më e madhe e rekomandimeve janë në proces të realizimit, ndërsa disa janë në fazën përfundimtare. Arifi është optimist se ato do të zgjidhen deri në 5 shtator dhe Maqedonia do të ketë pozicion më të mirë para mbylljes së raportit nga mesi i shtatorit, por edhe pozicion para fillimit të negociatave për hyrje në BE. KE-ja në 12 tetor do ta publikojë Raportin e ri për progresin e Maqedonisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›