Maqedoni: Policia ka arrestuar dy peruanë për drogë

Policia në Maqedoni thotë se ka arrestuar dy shtetas të Perusë, të dyshuar për kontraband të kokainës në gjendje të lëngët.
Policia ka bërë arrestimin sot në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Të dyshuarit, 49 dhe 33 vjeçar, arritën në Shkup, nga Brazili.
Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha se ky ishte rasti i parë që dikush ishte arrestuar për kontraband të drogës në këtë mënyrë.