E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, përmbytjet u marrin jetën 19 personave

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP“ e cila sqaron se si pasojë e përmbytjeve mijëra persona kanë mbetur pa strehë.

"Më shumë se një mijë familje janë prekur dhe një mijë shtëpi janë shkatërruar'', theksoi , guvernatori i provincës Sari Pul, Abdul Jabar Haqbeen, duke shtuar se „6 000 persona të strehuar në xhami dhe në shkolla janë ristrehuar në vende të tjera“.
     
''Rreth 19 persona kanë humbur jetën, gjashtë janë plagosur dhe 56 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas dy orëve shirash të rrëmbyeshëm që shkaktuan dhe përmbytje të rënda'', sipas Haqbeen./Start/

                                                                                             2012-05-21 10:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›