Sekuestrohen 4 automjete të vjedhura jashtë vendit

Policia bëri me dije se nga plani operacional i koduar “Rrjeta II”, u bë i mundur bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit tip “Rover”, me targa TR 0909 N , në pronësi te shtetasit Agim Rama, 54 vjeç, banues Tiranë, i cili u la të ndiqej në gjendje të lirë.
Ky automjet, u bllokua pasi nga verifikimeve e bëra në sistemin ASF2 të Interpolit, ky mjet rezulton se është i denoncuar si i vjedhur në Itali, më datë 04.05.2007. U kryen veprimet e para procedurale për automjetin tip “Ford”, me targë TR 3749 L, i cili sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Tiranë, rezulton i vjedhur në Bullgari.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti në fjalë është ne pronësi të shtetasit Hysen Xhangolli. Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin tip “Fiat Croma”, me targë TR 3786 D, i cili sipas informacionit të ardhura ky mjet është targuar në Drejtorinë Rajonale te Transportit Rrugor Tiranë dhe rezulton i vjedhur në Itali më dt. 22.06.2003.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti ne fjalë është ne pronësi te shtetasit Rexhep Mahmut Kalo, i vitl.1954, ndërsa po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit ne fjalë si dhe shoqërimin e shtetasit për sqarimin e rrethanave te çështjes.
Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe automjetin tip “Benz”, me targë TR 5550 B, i cili sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, rezulton i vjedhur në Bullgari. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se mjeti ne fjalë është ne pronësi të Tirana Bank SH.A. /Start/
2012-05-21 10:31