Kamikazi vret të paktën 96 ushtarë në Jemen

Sulmuesi, i cili raportohet se kishte veshur uniformë ushtarake, hodhi veten në erë në mesin e një grupi ushtarësh në Sheshin al-Sabin, afër presidencës.
“BBC” citon raporte të pakonfirmuara të cilët thonë se 115 persona mund të jenë vrarë si pasojë e shpërthimit. Ky ishte incidenti më i përgjakshëm në Jemen që kur Abdrabbuh Mansour Hadi u zgjodh president i vendit në muajin shkurt.
Dëshmitarët okularë thanë se trupat e viktimave shtriheshin në shumë pjesë të sheshit, ku shpesh mbahen parade ushtarake. Ambulanca mbipopulluan zonën në përpjekje për të transportuar të plagosurit në spitale.
Disa ushtarë të cituar nga “Reuters” thonë se besojnë që pas këtij sulmi të jetë Al-Kaeda, e cila është në luftë të hapur me Presidentin e vendit.
Ministri i Mbrojtjes, Mohamed Nasser Ahmed ndodhej në vendin e atentatit, por nuk u plagos, raporton “BBC”.
Parada ushtarake pritej të zhvillohej me rastin e 22-vjetorit të bashkimit të veriut dhe jugut të Jemenit. Edhe presidenti, Abd Rabbo Mansour Hadi do të merrte pjesë në këtë paradë në sheshin Sabiine dhe do të mbante një fjalim.
/Start/F. P/
2012-05-21 12:28