E treta e vërteta për Nikoliçin

Timoslav Nikoliç është 60-vjeçar dhe më parë ka humbur dy herë në zgjedhjet Presidenciale përballë Tadiçit. Në vitin 2004 dhe në vitin 2008, Tadiç e mposhti, por kjo duket se ishte e treta e vërteta për Nikoliçin.
Aleatët nacionalistë të Nikoliçit kanë qenë tradicionalisht aleatë me Rusinë, por tashmë ai pretendon se zgjedhja e tij do të jetë një pikë kthese për Serbinë dhe premtoi se do ta mbajë vendin në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Serbia nuk do t’i largohet rrugës për në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Nikoliç e filloi karrierën politike në partinë ultra-nacionaliste PRS (Partia Radikale Serbe) ku për shumë kohë shërbeu si zëvendës i Vojislav Sheshelit, themeluesit të partisë, gjyqi për kurime lufte ndaj të cilit vazhdon ende në Hagë.
Nga viti 1998 në vitin 1999 (në kohën e luftës së Kosovës) Nikoliç shërbeu si zv/kryeministër ndërkohë që në pushtet ishte Millosheviçi. Asokohe, partia radikale e Nikoliçit formoi koalicion me Partinë Socialiste të Millosheviçit.
Në fund të vitit 2008 Nikoliç prishi marrëdhëniet me PRS-në për shkak të axhendës anti-evropiane të Serbisë duke formuar Partinë Progresive të Serbisë, e cila përvetësoi shumë prej pozicioneve ekstreme të SRS-së dhe i mori shumë përkrahës.
Tashmë ai është President i vendit pasi mundi ish-Presidentin Tadiç (fitues i dy mandateve presidenciale) dhe të gjithë pyesin se cila do të jetë qasja e tij ndaj Kosovës dhe ndaj Perëndimit./Start/F. P/
2012-05-21 13:39