Afganistan, përplaset helikopteri i NATO-s, vdesin 5 persona
AFGANISTAN- Një helikopter i NATO-s u përplas sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul duke lënë të vdekur të paktën pesë vetë. Helikopteri goditi një shtëpi në rajonin Bagrami dhe sipas policisë shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë një gabim teknik.
Nuk është ende e qartë nëse të gjithë viktimat janë ushtarë të NATO-s. Një ditë më parë presidenti i Afgansitanit Hamid Karzai u bëri thirrje trupave amerikane që të tërhiqen nga fshatrat afgane dhe të mblidhen në bazat e tyre mbas vrasjes së 16 civilëve nga një ushtar amerikanë që është vendosur tashmë nën akuzë për ngjarjen.
(el.m/news24/BalkanWeb)