E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, grabitën gruan arrestohen dy studentët

GJIROKASTËR- Grabitet një grua në Gjirokastër duke iu futur të maskuar në banesë dhe duke e dhunuar, arrestohen dy studentë të Universitetit ‘Eqerem Cabej’.

Policia e këtij qyteti bën të ditur se ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Bekim Lekaj nga Tropoja dhe Eduart Nndocën nga Lezha. Sipas policë dy të rinjtë më 3 dhjetor të vitit të kaluar kanë hyrë në banesën e shtetases M.Ç në lagjen granicë dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht i kanë marrë asaj sendet e floririt dhe tre aparate celulare.

Ndërkohë gjatë hetimeve rezultoi se 20-vjecari nga Tropoja është autor i grabitjes së mensës së konviktit të djemve, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit të kaluar.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›