E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 mars 1992, Berisha mbledh sot krerët e degëve të PD

TIRANË- Pas shumë kohësh, Kryeministri Sali Berisha mbledh sot krerët lokalë të PD-së dhe deputetët në selinë qendrore të kësaj partie.

Sot në mesditë, Berisha ka lajmëruar një takim me krerët e degëve të PD-së në rrethe dhe të gjithë grupin parlamentar ku do të flasë për përgatitjet e festimeve me rastin e 20-vjetorit të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it.

Mësohet se, krerët demokrat në mbarë vendin në orën 11:00 do të marrin udhëzimet e duhura për të gjitha përgatitjet që duhet të bëhen me rastin e këtij përvjetori të madh për shqiptarët, ku PD-ja për herë të parë me 22 mars të 92-it mori pushtetin duke i dhënë goditjen e fundit përmes votës regjimit komunist në Shqipëri të ish-presidentit Ramiz Alia.

Është hera e parë që demokratët e festojnë në këto përmasa fitoren e tyre të 20 viteve më parë që këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›