E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermal Hoxha dëshmon në gjyq për sherrin Rezi-Rozi

TIRANE- Ermal Hoxha, i dashuri i këngëtares Rezarta Shkurta, është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, pas kërkesës së bërë nga gjykata për sjelljen me forcë të tij për të dëshmuar.

Mësohet se Hoxha ka shkuar me vullnetin e tij, duke shmangur në këtë mënyrë angazhimin e efektivëve të policisë. Ndërkaq, i dashuri i Shkurtës, e cila është e pandehur për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" ndaj këngëtares tjetër Rozana Radi, ka deklaruar se: "Para rreth një viti, bashkëshortja ime, Rezarta Shkurta, ka pasur një konflikt me shtetasen Rozana Radi (unë Rozanën e njoh që prej rreth 15 vitesh)", ky konflikt ka ndodhur në një emision të quajtur "VIP Shpia", që zhvillohej në Kosovë nga Televizioni 21, mesa mbaj mend (konflikte të vogla kanë pasur edhe më parë këto shtetase).

Konflikti në këtë emision të drejtpërdrejtë ka lindur për gjëra kuzhine (në të gatuar)", ka deklaruar Hoxha përpara Gjykatës.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›