Afganistan, pesë të vrarë në dy incidente
Zyrtarët afganë kanë deklaruar se një femër e punësuar në administratën lokale dhe katër rojtarë janë vrarë në dy incidente të ndara në qytetin jugor, Kandahar.
Zëdhënësi qeveritar provincial, Zalmai Ajoubi, tha se Radia Sadat ishte vrarë sot në mëngjes, ndërsa po largohej nga shtëpia e saj në pjesën qendrore të Kandaharit.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë vrasje, por zëdhënësi Ajoubi i ka fajësuar “armiqtë e Afganistanit”, fjali që shpeshherë përdoret nga zyrtarët, e që u referohet kryengritësve.
Në incidentin tjetër, policia tha se tre kamikazë kanë hedhur veten në erë duke vrarë katër roje në një kompani private, ndërsa janë plagosur tetë të tjerë.
Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.