Vazhdojnë luftimet në Libi, kryengritësit refuzojnë bisedimet

Kanë vazhduar edhe sot luftimet në Libi, pasi kryengritësit nuk pranuan të ulen në bisedime me përfaqësuesit e qeverisë së Muamer Gadafit.
Dje u raportua për bisedime të cilët po mbaheshin në Gjerba, afër kufirit me Libinë, ndërsa forcat e kryengritësve po i afroheshin kryeqytetit Tripolit.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ferhan Hak, tha se OKB-ja nuk ka “informacione konkrete” për bisedime në Tunizi dhe se i dërguari për Libi, Abdul al-Katib, nuk po merrte pjesë në bisedime të tilla eventuale.