Indi, arrestohen 1.000 demonstrues

Të paktën 1.000 demonstrues janë arrestuar ditën e sotme në New Delhi, nga policia. Së bashku me të arrestuarit, është vënë në pranga edhe Anna Hazare, pak orë para se të fillonte grevën e urisë kundër korrupsionit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri P. Chidambaram, gjatë një konference për shtyp, të transmetuar direkt në televizion.