Afganistan, pi alkool, rrihet me kamxhik

Drejtësia afgane ka dënuar një djalë 20-vjeçar me 80 goditje me kamxhik, për shkak se ka pirë alkool.
Dënimi është kryer në provincën Baglan, në veri të Afganistanit.
Pirja e alkoolit është rreptësisht e ndaluar në Islam. Në Afganistan, ku ligjet janë shkruar në përputhje me Rregullat e Sheriatit, ajo konsiderohet vepër penale.