Afganistan, protestë kundër sulmit të NATO-s

Zyrtarët afganë kanë deklaruar se më shumë se një mijë persona kanë protestuar në një qytet verior kundër një sulmi të NATO-s të kryer gjatë natës, në të cilin sipas protestuesve u vranë katër civilë.
Protestuesit në Talokan protestuan me trupat e katër të vdekurve, dy gra dhe dy meshkuj në të gjithë qytetin.
NATO deklaroi se forcat ndërkombëtare vranë katër kryengritës, përfshirë dy gra, gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Talokan.
NATO deklaroi se gratë ishin të armatosura dhe ushtarët gjuajtën pasi ato sulmuan ushtarët e saj.
Zyrtarët afganë kanë thënë se është herët të përcaktohet nëse të vdekurit ishin kryengritës apo civilë.