E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Për të vërtetën ka folur Haga

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka dhënë dëshminë e tij të martën në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për akuzat e ngritura nga kjo prokurori për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, akuza të cilat ish-ministri Limaj i ka mohuar.
Limaj ka thënë se në qoftë se institucioni i prokurorisë është i interesuar nuk është e vështirë të zbardhet e vërteta, por ai ka thënë se e vërteta është zbardhur në Gjykatën e Hagës.

“E vërteta ime për luftën e UÇK është vërtetuar nga institucioni më i lartë i drejtësisë i quajtur Hagë”, ka thënë Limaj. Limaj së bashku më 9 bashkëluftëtarë të tij, është akuzuar nga dëshmitari “X”, i cili pretendon se në mënyrë të paligjshme gjatë kohës së luftës janë mbajtur në burg në Kleçkë katër serbë. Ndërsa Limaj mbrohet nga imuniteti i deputetit, 9 bashkëluftëtarët e tij janë arrestuar, por që të gjithë kanë mohuar akuzën gjatë marrjes në pyetje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›