Kosovë, nis procesi i ndryshimeve kushtetuese

Ka nisur në Kosovë procesi i ndryshimeve kushtetuese duke zbatuar marrëveshjen e partive politike që mundësoi tejkalimin e ngërçit politik.
Mandati aktual i komisionit për ndryshime kushtetuese e detyron atë që brenda nëntë muajsh të ndryshojë nenet e caktuara të Kushtetutës, për të mundësuar zgjedhjen e presidentit të Kosovës me votë të drejtpërdrejtë.
Por, zyrtarë të këtij komisioni thonë se do të kërkojnë nga Parlamenti i Kosovës mandat shtesë për ndryshimin e pjesëve të tjera të Kushtetutës, ndryshime këto që do të duhej të përshpejtojnë forcimin e shtetit dhe përmbylljen e fazës së mbikëqyrur të pavarësisë së Kosovës.