Shefi i FMN-se qendron ne burg

Një gjyqtare e New Yorkut ka hedhur poshtë kërkesën e avokateve të shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për lirimin kundrejt një pengu prej një milion dollarë në mënyrë qe ai të hetohej në gjendje të lirë.
“Mos pranimi i kërkesës së avokatëve të Strauss-Kahn është bërë për të evituar rrezikun e arratisjes së francezit”, deklaroi gjyqtarja.
Shefi i FMN-se u vu në pranga nga policia New York nën akuzën e ngacmimit seksual dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Francezi akuzohet se ngacmoi dhe tentoi të përdhunonte një punëtore të pastrimit në një hotel
në Nju Jork.
Strauss-Kahn rrezikon një dënim prej 25 vitesh burg për ngacmim seksual të shkallës së parë.
62 vjeçari ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërkohë që sipas mediave franceze, Kahn mund të ketë një alibi.
Shefi i FMN-se mbahej si kandidat i mundshëm i socialisteve opozitarë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë.