Afganistan, qindra talebanë sulmojnë policinë

Zyrtarët afganë kanë dekalruar se qindra kryengritës kanë sulmuar bazën e policisë në provincën Nuristan në Afganistanin verilindor.
Zyrtari i policisë, Aziz Rahman Zahid, tha se rreth 400 militantë sulmuan bazën afër kryeqytetit të provincës, Parun, ndërsa luftimet ende po vazhdojnë.
Zëdhënësi i guvernatorit të provincës tha se banorët lokalë po i asistojnë policisë.
Në provincën Nuristan afër kufirit pakistanez ka pak ushtarë të NATO-s dhe të Afganistanit.