E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, tre të vrarë në sulmet e aeroplanëve amerikanë

Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan kanë deklaruar se të paktën tre persona humbën jetën nga sulmi i aeroplanëve amerikan pa pilot në rajonin fisnor afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se predhat e lëshuara nga dy aeroplanët goditën një automjet në rajonin Bahar në Vaziristanin verior.

Zona shfrytëzohet nga militantët për të kryer sulme në Afganistan, ku forcat amerikane dhe ato të NATO-s po luftojnë kryengritësit talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›