E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri japonez heq dorë nga rroga e tij

Kryeministri i Japonisë Naoto Kan tha se do të heqë dorë nga rroga e tij derisa të vihet nën kontroll situata në centralin bërthamor të Fukushimës që u godit nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Zyra e qeverisë tha se kryeministri nuk do ta marrë rrogën mujore prej afro 20 mijë dollarëve, por do ta mbajë rrogën e deputetit prej afro 10 mijë dollarëve.

Rrjedhja radioaktive nga centrali në Fukushima është katastrofa më e madhe bërthamore pas asaj në Çernobil 25 vjet më parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›