Afganistan, sekuestrohen kutitë e votimeve të 18 shtatorit

Policia afgane kontrolloi zyrat e komisionit zgjedhor në Kabul dhe ka sekuestruar kutitë e votimit me fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 18 shtatorit.
Kërkesa ishte bërë nga prokurori që po heton mashtrimet e shumta që janë shënuar në votime. Rezultatet e zgjedhjeve u shpallën në fund të nëntorit.
Lajmin e ka konfrimuar një zyrtar i Komisionit Zgjedhor.