Afganistan, shkarkohet për korrupsioni ministri i Transporteve
Kabul (start)-Ministri i Transporteve në Afganistan, është shkarkuar sot nga presidenti i vendit Hamid Karzai. Shkak i këtij vendimi është bërë neglizhenca e detyrës si dhe pjesëmarrja në veprimtari të dyshimta, njoftoi sot përmes një deklarate pallati presidencial. Shkarkimi i Hamidullah Qaderit kryhet pas ankesave në rritje për korrupsion të theksuar në qeverinë e Karzait.
Vendimi u mor gjatë një takimi të kabinetit dhe Qaderi do të përballet me drejtësinë, thuhej në deklaratën e pallatit presidencial, pa shtuar hollësi për llojin e aktiviteteve të dyshimta për të cilat Qaderi dyshohet. Karzai ka drejtuar Afganistanin që kur trupat e koalicionit ndërkombëtar dhe ato afgane rrëzuan nga pushteti talebanët në vitin 2001.