Poloni, partia PiS i kërkon ndjesë Obamës për deklarata raciste
Varshavë (start)-Partia konservatore PiS e Jaroslaw Kaczynskit, vëllai binjak i presidentit polak Lech Kaczynsk, i kërkoi falje ambasadës amerikane në Varshavë për disa deklarata të bëra nga një prej deputetëve të saj rreth Barak Obamës. Deputeti konservator Artur Gorski e quajti të mërkurën presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara
"kriptokomunist me ngjyrë", një "naiv, zgjedhja e të cilit duhet ta gëzojë Al-Kaidën". "Zgjedhja e Barak Obamës është një katastrofë, ky është fundi i civilizimit të njeriut të bardhë", ka deklaruar deputeti në parlament, i cituar nga media polake.
"Kryesia e partisë sime nuk i mbështet aspak opinionet e deputetit Gorski", deklaroi sot një zyrtar i lartë i PiS, Joachim Brudzinski, në radion private Radio Zet.
"Ne e përgëzojmë presidentin e zgjedhur, përgëzojmë popullin amerikan dhe kemi besim se kjo zgjedhje dhe kjo presidencë do të jenë të mira për Poloninë", shtoi Brudzinski, bashkëpunëtor i afërt i Jaroslaw Kaczynskit, ish-kryeministër i Polonisë.