E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli mbyll pikat e kalimit kufitar në Gaza

Gaza (start)-Pikat kufitare në Rripin e Gazës, do të mbyllen sot nga Izraeli, njofton një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka urdhëruar mbylljen e pikave të kalimit pas të shtënave të djeshme të palestinezëve me raketa në drejtim të jugut të Izraelit, që nuk shkaktuan asnjë viktimë, por tronditën armëpushimin delikat të vendosur më 19 qershor.

"Udhëzimi i Barakut për t'i mbyllur kalimet mes Izraelit dhe Rripit të Gazës do të respektohet sot", i deklaroi AFP-së zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë Barak pritet të zhvillojë sot konsultime për të vendosur lidhur me rihapjen e terminalit Nahal Oz për livrimin e karburantit. Zona e Rripit të Gazës është e kontrolluar nga Hamasi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›