Egjipti nuk pranon djalin e Osama bin Laden
Kajro (start)-Djali i Osama bin Ladenit, Omar bind Laden është dëbuar sot nga Egjipti. Omar bind Laden, shkoi në Egjipt, pasi iu refuzua kërkesa për azil në Spanjë. Bin Laden dhe gruaja e tij Zaina nuk janë lejuar të hyjnë në Egjipt, ku po jetonin për disa muaj. Çifti kanë hipur në një aeroplan, destinacioni i të cilit ishte për në Katar. Omar është njëri nga 19 fëmijët e themeluesit të rrjetit terrorist Al Qaida, por ai ka thënë se me vite nuk e ka parë babanë e tij.