Afganistan, shpërthim në një tempull, 20 të vrarë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një tempull të shenjtë të mbushur me pelegrinë në Kabul të Afganistanit, duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash.
Të paktën 20 persona janë vrarë, raportojnë mediat ndërkombëtare, ndërkohë që shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet lokale deklarojnë se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një atentator vetëvrasës.
Ndërkohë, një shpërthim tjetër ka goditur një xhami në qytetin verior Mazar i Sharif, pothuajse në të njëjtën kohë, duke lënë të paktën katër të vdekur.
Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë, Karga Rahman Ogoli, tha se të paktën 50 persona janë vrarë dhe plagosur në këtë sulm, që ndodhi sot.
Ndërkohë, një shpërthim tjetër ka goditur një xhami në qytetin verior Mazar i Sharif, pothuajse në të njëjtën kohë, duke lënë të paktën katër të vdekur.
Dhuna sektare në Afganistan ndërmjet shumicës sunite dhe pakicës shiite, paraqitet herë pas here, por viteve të fundit duket se ka shënuar rënie.
Myslimanët shiitë në Afganistan po përkujtojnë Ashurën, një festë kombëtare gjatë të cilës përkujtohet martirizimi i nipit të profestit Muamed.