Afganistan, shtatë raketa godasin kryeqytetin Kabul
Militantë të dyshuar talebanë lëshuan shtatë raketa në drejtim të kryeqytetit afgan në orët e para të ditës së sotme, duke shkakatuar plagosjen e një fëmije dhe duke shkaktuar dëme materiale. Zyrtari i lartë i policisë, Saeed Ghafar deklaroi se një raketë goditi zonën diplomatike Wazir Akbar Khan, vendndodhje e shumë ambasadave si dhe e zyrave qendrore të trupave të NATO-s në Afganistan, ndërkohë që të tjerat goditën zona të tjera në Kabul. Talebanët kanë nisur një fushtatë sulmesh në vend para zhvillimit të zgjedhjeve të planifikuara për datën 20 gusht, por deri tani dhuna nuk ka prekur kryeqytetitn. Banorët e zonës u shprehën se sulmi i sotëm me raketa ishte më i rëndi në disa vite.Shpërthimi i djeshëm i një autobombe, përgjegjësinë për të cilin e morën talebanët, shkaktoi vdekjen e të paktën 12 personave në rajonet perëndimore të Afganistanit pas një fundjave të përgjakshme, ku humbën jetën 9 ushtarë të trupave ndërkombëtare.
Talebanët janë angazhuar për prishjen e zgjedhjeve dhe i kanë bërë thirrje popullit afgan të bojkotojë zgjedhjet e dyta presidenciale të drejtëpërdrejta që nga rrëzimi i tyre nga pushteti në vitin 2001.
Talebanët janë angazhuar për prishjen e zgjedhjeve dhe i kanë bërë thirrje popullit afgan të bojkotojë zgjedhjet e dyta presidenciale të drejtëpërdrejta që nga rrëzimi i tyre nga pushteti në vitin 2001.