E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, skandal me ushtarët amerikanë

E përditshmja gjermane “Der Spiegel” ka publikuar tre foto ku shfaqen ushtarë amerikanë të cilët pozojnë pranë tre trupave të pajetë të civilëve afganë, njëri prej të cilëve tërhiqet zvarrë për flokësh.

Madje, në njërën prej fotove shihet ushtari që i dhuron një buzëqeshje objektivit të aparatit. Menjëherë pas publikimit ka ardhur reagimi i autoriteteve ushtarake amerikane. Pesë ushtarakë u pezulluan, ndërkohë që dy prej tyre, Xheremi Morlok dhe Endrju Holms, të njohur që të dy si anëtarë të së ashtuquajturës “skuadra e vdekjes”, iu dorëzuan drejtësisë amerikane.

“Ushtria kërkon ndjesë për shqetësimin që mund të shkaktojnë fotot e publikuara, të cilat janë në kundërshtim absolut me disiplinën, profesionalizmin dhe respektin që karakterizon ushtarët tanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›