E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusari-Lila përfaqëson Kosovën në Baltimore

Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, do ta kryesojë delegacionin e Republikës së Kosovës në Samitin SHBA – Ballkani Perëndimor, i cili fillon sot në qytetin Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

Ky samit ka për synim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, raportet e tyre ekonomike me Shtetet e Bashkuara, si dhe të ofrojë ndihmë për këto vende që të ndjekin kursin evropian.
 

Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues shtetërorë të Malit të Zi, të Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë , ndërkaq Serbia ka refuzuar të marrë pjesë në shenjë kundërshtimi ndaj takimeve ku Kosova përfaqësohet si shtet i pavarur.
 

Thomas Countryman, zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit, ka deklaruar se bojkotimi i konferencës nga ana e Serbisë është porosi e gabuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›