E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE i dhuron literaturë Fakultetit Juridik të UP-së

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot i dhuroi Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, 300 vëllime të raporteve të saja ligjore.
 

Tekstet përfshijnë 116 raporte publike të monitorimit të publikuara nga OSBE-ja lidhur me sistemin gjyqësor në Kosovë si për rastet civile ashtu edhe penale që nga viti 1999 dhe mbulojnë një gamë të gjerë të temave, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe traktatet ndërkombëtare.

Këto përmbledhje që janë në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, përmbajnë të dhëna lidhur me zhvillimet dhe trendet në sistemin e drejtësisë në dekadën e fundit dhe do të shërbejnë si mjet studimi dhe referues për studentët e fakultetit juridik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›