Chavez: Kapitalizmi ka shkatërruar jetën në mars

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka deklaruar se jeta në planetin Mars ka ekzistuar dikur, por atë e kanë shkatërruar imperializmi dhe kapitalizmi(!), ka transmetuar televizioni shtetëror spanjoll.
“Gjithnjë kam thënë se nuk do të më befasonte sikur të zbulohej se ne Mars ka ekzistuar civilizimi, por aty pastaj ka mbërritur kapitalizmi dhe ai e ka shkatërruar planetin e kuq”, ka thënë lideri i Venezuelës në fjalën e tij me rastin e Ditës botërore të Ujit.
I njohur për retorikën e tij anti-kapitaliste, Chavez ka tërhequr vërejtjen se burimet e ujit në botë po sosen.
“Vetëdijesohuni! Këtu në planetin Tokë gjenden shkretëtirat atje kur dikur para disa shekujve kishte pyje. Kurse sot janë shkretëtira atje ku dikur kishte lumenj”, ka thënë ai.