E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan skualifikohen 19 kandidate fitues

Komisioni afgan per vezhgimin e zgjedhjeve ka skualifikuar 19 kandidate qe fituan ne zgjedhjet parlamentare pasi u zbuluan prova qe mbeshtesin akuzat per manipulime. Komisioni tha se kandidatet qe dolen ne vend te dyte dhe qe do te kishin perfituar nga skualifikimet e sotme gjithashtu u skualifikuan per te njejtat arsye. Kandidatet e skualifikuar nuk kane te drejte te apelojne vendimin.

Komisioni ka shqyrtuar rreth 2.500 ankesa qe konsideroheshin si serioze pas zgjedhjeve te 18 shtatorit. Votimet per parlamentin me 249 vende jane ndjekur me vemendje nga aleatet perendimore te Presidentit Hamid Karzai si prove e angazhimit te udheheqesit afgan per te reformuar qeverine e tij te korruptuar.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›